Çfarë është Fibroza kistike?

Fibroza kistike (apo Fibroza Cistike) e quajtur ndryshe Mukoviscidoza është një sëmundje e lindur, pra e trashëguar gjenetikisht. Kur të dy prindërit janë bartës të gjenit (por jo të sëmure) ka 25% mundësi që fëmija i lindur të preket nga patologjia.
Fibroza kistike dëmton gjëndrat me sekrecion të jashtëm të tërë organizmit. Mund të shfaqet me sëmundje kronike të rënde të mushkërive, pamjaftueshmëri jashtë-tahitëse të pankreasit, polipozë të hundës, pansinusite, pankreatit, kolelitiaze, hiperglikemi insulin-vart ë se.
Kjo sëmundje prek:
Sistemin e frymëmarrjes
Prekja e këtij sistemi është shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekjes nga fibroza kistike. Shenja më e qëndrueshme është kolla e thatë e cila mund të kthehet edhe në kolle të njomë dhe shpeshherë mund të mos vihet re fillimisht. Zakonisht kolla fillon në vitin e parë te jetës, dhe në disa fëmijë që në moshën neonatale. Tek fëmijet e rritur kolla është më e shpeshtë në mëngjes dhe pas aktiviteteve fizike.
Sistemin e tretjes.
Pjesa më e madhe e fëmijëve ka keqtretje si rrjedhojë e insuficiencës pankreatike. Fecet janë të bollshme, yndyrore, të shpeshta, me erë të rendë. Barku është i fryrë, masa muskulore e pakët, pesha trupore e vogël.
Kujdes duhet treguar kundrejt dietës së mbajtur. Ajo duhet të jetë e plotë, me kalorazh më të lartë se dieta e bashkëmoshatarëve. Kufizimi në yndyra nuk është më i nevojshëm, për shkak të ekzistencës tashme të medikamenteve të mira enzimatike. Duhet bërë kujdes edhe me dhënien e lëngjeve nga goja, të cilat janë të këshilluara sidomos gjatë episodeve të diarresë akute dhe në stinën e nxehtë. Gjithashtu duhet të bëhen edhe shtesa në vitamina, sidomos të vitaminave të tretshme në yndyra.

About Author

Related posts

Give a Reply