Nëse në të kaluarën për të pastruar rrugët e bllokuara të frymëmarrjes prindërit tanë zjenin një tenxhere me ujë,sot ne përdorim aerosol-in.
Eshtë një paisje qe ju lejon të thithni substanca në formën e grimcave shumë te vogla.Thithja mund të bëhet nëpërmjet gojës ose hundës.
Shpesh mendohet se është i dobishëm gjatë sezonit të ftohtë kur prekemi nga kolla,ftohjet ose dhimbjet e fytit.
Në fakt, aerosoli është i dobishëm për të luftuar fenomenet alergjike,si dhe patologji të tjera si bronkiti.
Ajo që ndryshon është vetëm substanca që duhet thithur në varësi të problemit që kërkojmë të zgjidhim.
Përdorimi i aparatit aerosol
Rekomandohet që maska të puthitet mirë në fytyrë,në mënyre që të kapi hundën dhe gojën.
Eshtë e rëndësishme që të mos shpërndahet avulli jashtë maskës.
Përdorimi është i thjeshtë,substancat terapeutike vendosen ne nebulizator,ku nebulizimi ndodh vetë.
Tek fëmijet mundohemi ta bejme sa më argëtues procesin për të mos e trembur ate.
Avantazhet
Efektiviteti i terapisë me aerosol qëndron në trajtimin selektiv të rrugëve të frymëmarrjes.
Lehtëson thatesine kur keni kollë,hollon mukusin kur keni ftohje.
Në këtë mënyrë,rrugët e frymëmarrjes lagështohen dhe është më e lehtë për ti pastuar ato.