Firma e montimit „Albatec sh.p.k" është krijuar më 10.9.2002 nga z. Georg Huber dhe z. Peter Pfeifer.

Georg Huber është angazhuar vullnetarisht për Shqipërinë që prej 10 vjetësh dhe njeh shumë mirë vendin dhe njerëzit.

Në shkurt të vitit 2002 gjatë një vizite në Shqipëri na lindi ideja të krijonim një firmë montimi në një nga repartet e punës që gjenden në territorin e shoqatës „Ndihma e Weilheimit për Shqipërinë".

Nga njëra anë për të krijuar vende pune dhe nga ana tjetër për të ndihmuar popullsinë shqiptare. Sidoqoftë është për tu marrë parasysh edhe ana ekonomike e firmës Albatec.

Qëllimi ynë është të ofrojmë kompetencat tona në teknikën e montimit, know-how, logjistikën, si dhe gjetja e partnerëve kompetentë për të shfrytëzuar plotësisht mjetet ekzistuese dhe resurset e firmës.

Firma Albatec sh.p.k. ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2002 si firmë montimi në fushën teknike-mjekësore, kryesisht në teknikën e inhalimit.

Personeli ynë i angazhuar dhe i kualifikuar garanton produkte të cilësië së lartë.

Përfitoni nga cilësia e lartë dhe korrektësia jonë:

  • Jeni të interesuar në Outsourcing?
  • Janë vendet e punës tuaj tepër të shtrenjta?
  • Ju nevojitet një zgjidhje pa investuar në teknikat e kushtueshme të automatizimit?

Ne ju ofrojmë:

  • Tërë zinxhirin logjistik: nga marrja e pjesëve të veçanta – nga një vend i përcaktuar prej jush – transportin  deri në likuidimin doganor.
  • Ne ju këshillojmë mbi tarifat më të favorshme të transportit
  • Ne montojmë si në grupe ashtu dhe produkte përfundimtare për ju dhe sipërmarrjen tuaj me çmime të favorshme. Personeli ynë i kualifikuar në repartin e montimit në Elbasan është shumë i angazhuar dhe punon tashmë për dy firma sipas standartit DIN EN ISO 13485:2003.
  • Gjithashtu paketimi dhe ambalazhimi në vijim, qoftë për transportin apo për konsumatorin e drejtpërdrejtë nuk përbën asnjë problem për ne.
  • Gjithashtu të gjithë kontrollet në proçes si dhe kontrolli përfundimtar i pjesëve përbërëse dhe produkteve përfundimtare kryhen në një ambjent të pastër pune dhe në një firmë të pajisur mire teknikisht në çdo kohë.
  • Natyrisht ne dorëzojmë produktet e porositura nga ju sipas afatit dhe në kohën e duhur. Ne disponojmë përmes një partneri në Shqipëri gjashtë kamjonë nga 16 deri në 22 t, të cilët mund të përdoren në çdo kohë. Ky shërbim kryhet për ju me një transportues shqiptar, me të cilin ne bashkëpunojmë prej më shumë se 5 vjetësh me porositës të ndryshëm.

A ju kemi bindur, që gjithashtu produkti juaj mund të vij nga Shqipëria me një çmim të favorshëm dhe sigurisht me cilësi të lartë?

Në listën e referencave do të gjeni partnerët, të cilët tashmë bashkëpunojmë me ne.
Përfitoni nga cilësia e lartë dhe korrektësia jonë.

Ne gëzohemi, t’ju ofrojmë modelin apo ofertën më të mire të mundshme për firmën tuaj dhe jemi në çdo kohë të gatshëm për një bisedë këshilluese me ju.

Për ne cilësia vetëkuptohet.

Tek firma Albatec sh.p.k. kryhet çdo vit një audit i porositësve duke u mbështetur në DIN EN ISO 13485:2003 si dhe në kërkesat aktuale nga ana e porositësve.

Përfitoni nga cilësia e lartë dhe korrektësia jonë.Ne e kemi treguar veten tashmë si një firmë furnizuese shumëvjeçare e firmës gjermane PARItec GmbH në fushën e teknikës së montimit të aparateve mjekësore.

• Firma Albatec sh.p.k. është çertifikuar dhe klasifikuar si furnizuese e shkallës së pare.
• Ne garantojmë, që produktet tuaja montohen dhe ambalazhohen me kujdes.
• Për këtë kujdeset personeli ynë i angazhuar dhe i kualifikuar.